Rekord i ri, 116-vjeçarja nga Japonia personi më i moshuar në botë

schedule13:32 - 9 Mars, 2019

schedule 13:32 - 9 Mars, 2019

Gruaja më e vjetër e planetit ndodhet në Japoni. Ajo është 116 vjeç, nënë e katër fëmijëve dhe kohën e lirë e kalon duke studiuar matematikë     

Është 116 vjeç dhe është japoneze gruaja më e vjetër e planetit. Rekordet Guines i kanë dhënë titullin e ri Kane Tanaka gjatë një ceremonie që u zhvillua në azilin ku jeton në jugperëndim të Japonisë. E  lindur në 2 janar të vitit 1903, nëna e katër fëmijëve, e ka zakon të zgjohet në orën 6 të mëngjesit, dhe zbavitet duke studiuar matematikë. Rekordin përpara saj e mbante një grua tjetër, dhe ajo japoneze, e cila ndërroi jetë në korrik të një viti më parë në moshën 117- vjeçare./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!