Sezoni i ri i Ligue 1 filloi të premten. Duelet e javës së parë u luajtën edhe ditën e shtunë e dje, teksa u regjistrua një rekord i veçantë. Asnjë ekip vendas nuk ia doli të marrë tre pikët.
Katër ekipe udhëtuese u rikthyen në shtëpi me pikë të plota (PSG, Marseille, Clermont dhe Angers), ndërsa gjashtë përballjet e tjera u mbyllën pa fitues.
3 – For the third time in Ligue 1 history, no team have won at home on a same matchday. Il already happened during MD38 of the 1966/67 season, and MD9 of the 2004/05 campaign. Travel. pic.twitter.com/QcTkgXO1L1
— OptaJean (@OptaJean) August 8, 2021
Hera e tretë në historinë e kampionatit francez që ndodh një gjë e tillë. Sezoni 1966/1967 nuk regjistroi asnjë sukses shtëpiak në javën e 38-të. Edhe 17 vite më parë nuk fitoi asnjë nga skuadrat pritëse në javën e nëntë. /abcnews.al