Rekord golash dhe mërzi, Dries Mertens dëmtohet dhe humb supersfidën

schedule09:59 / 26/02/2020

Dries Mertens barazoi rekordin e Marek Hamsik, duke u bërë së bashku me sllovakun shënuesi më i mirë në historinë e Napolit. Belgu shënoi golin e 121-të me fanellën e klubit italian kundër Barcelonës dhe futi emrin e tij në librat e historisë së klubit italian.

Deri në fund të sezonit ai do të ketë mundësinë të shënojë sërish dhe të jetë rekordmeni për golat e shënuar me Napolin. Mbrëmja e djeshme për Mertens nuk ka shkuar krejt si duhet, pasi ai pësoi një dëmtim dhe u zëvendësua.

Goditja e marrë nga Busquets e ka lënë me pasoja sulmuesin, i cili do të duhet të qëndrojë dhjetë ditë larg fushave të blerta. Kështu ai nuk mund të japë kontributin e tij për Napolin në ndeshjen e kampionatit kundër Torino, si dhe në Kupë ndaj Interit më 5 mars. /abcnews.al

schedule09:59 / 26/02/2020