Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Rekord” edhe jashtë fushave të golfit, Woods tradhtoi gruan me 121 femra

schedule13:19 - 27 Prill, 2020

schedule 13:19 - 27 Prill, 2020

Tiger Woods është një legjendë e golfit. 44-vjeçari nga Kalifornia cilësohet si më i miri i të gjitha kohërave në sportin aristokrat, aty ku ka shkëlqyer më shumë se të gjithë. Karriera e tij është e mbushur me suksese, por jashtë fushave të golfit kanë ndodhur shumë gjëra negative.

Çdokush ka pikat e tij të dobëta dhe konsumimi i alkoolit i ka shkaktuar probleme të mëdha amerikanit. Jo vetëm kaq, pasi ai shkatërroi edhe familjen e tij. Tiger njihet për tradhtitë ndaj Elin Nordegren, ish-gruas së tij me të cilën u nda vite më parë.

National Enquirer raporton se amerikani ka patur lidhje jashtëmartesore me 121 femra të ndryshme gjatë kohës që ishte i martuar me modelen suedeze. Shifra të “frikshme” dhe veprime për të cilat Tiger Woods është penduar sigurisht. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!