Rekord dhe gola në Kastrioti-Vora, jepen katër penallti në pjesën e parë

schedule21:34 - 1 Shkurt, 2020

schedule 21:34 - 1 Shkurt, 2020

Gola dhe shumë penallti në miqësoren midis Kastriotit dhe Vorës. Ekipi krutan u ndesh me Vorën e Kategorisë së Dytë në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamzë, sfidë që e humbi me rezultatin 3-4.

Plot katër penallti u akorduan në këtë ndeshje, një për ekipin e Dane Ndreut dhe tre për Vorën, të katërta në pjesën e parë.

45 minutat e para u mbyllën me avantazhin 1-3 të Vorës, teksa Mehmeti dhe Daci barazuan sfidën. Gjithsesi, Lamçe shënoi në minutën e fundit dhe i dhuroi fitoren me “poker” ekipit të tij. /abcnews.al

Kastrioti 3-4 Vora
(Marku 24′ (p), Mehmeti 69′, Daci 80′ /Mziu 20′(p), Deliallisi 28′ (p), Sadiku 30′ (p), Lamçe 90′)