Nga sot pasdite një litër naftë do të shitet me 258 lekë, kurse një litër benzinë me 243 lekë.
Ky është rekordi historik i çmimit të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri.
Gjatë ditëve të fundit ka patur mjaft akuza publike në lidhje me funksionimin e bordeve të çmimit të karburanteve dhe ushqimeve.
VENDIMI
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 258 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 246 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 231 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet. /abcnews.al