Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord blerjesh valute/ BSH: Gjatë vitit të kaluar u tërhoqën nga tregu mbi 1 miliard euro

schedule14:08 - 31 Mars, 2026

schedule 14:08 - 31 Mars, 2026

SHQIPËRI– Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu 1 miliard e 27 milionë euro gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore kjo sasi e monedhës europiane është tërhequr  për efekte të rezervës valutore  por edhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut.

Sasia e valutës së blerë është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë.



E megjithatë kjo duket se nuk ka dhënë efektet e pritura. Monedha europiane vijoi të nënçmohet kundrejt lekut shqiptar duke u këmbyer me rreth 97 lekë ndërsa aktualisht ka zbritur në kufijtë e 96 lekëve.

Nga të dhënat rezulton se vetëm në tremujorin e katërt të vitit 2025, Banka e Shqipërisë zhvilloi pesë ankande për blerjen e valutës, ku u tërhoqën  67.6 milionë euro.

Vlera e përgjithshme e blerjeve përfshin ato të planifikuara, me qëllim rritjen e rezervës valutore, por edhe ato të lidhura me ndërhyrjet direkte në treg, me qëllim për të penguar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit.

Blerjet e planifikuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore  kapën vlerën 297.9 milionë euro, në rritje me 5% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, blerjet direkte, me synim moslejimin e rënies së mëtejshme të kursit Euro-Lek arritën shumën rekord prej 729.1 milionë eurosh, në rritje me  mbi 12%.

Ndërkohë që për vitin 2026 Banka e Shqipërisë parashikon të shtojë blerjet e planifikuara të euros krahasuar me vitin 2025 me rreth 100 milion më tepër/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!