Festat e fundvitit do t’i gjejnë grekët të izoluar, ndërsa autoritet kanë zgjatur bllokimin deri më 7 janar. Por rekomandimet janë të rrepta për Krishtlindjet edhe brenda dyerve të shtëpisë. Autoritetet greke kanë kërkuar që në tryezën e Krishtlindjes të mos jenë më shumë se 9 persona.
“Ne e kuptojmë nevojën për të parë të dashurit tanë, por unë mendoj se të gjithë e kuptojnë se kjo duhet të bëhet në mënyrë të sigurt. Ajo që kemi si rekomandim të rreptë është të shmangim mbledhjet, dhe të jemi në gjendje të kalojmë pushimet me familjen tonë ose më së shumti me një familje më shumë, deri në 9 persona” ishte rekomandimi i autoriteteve greke.
Shkollat, restorantet, sportet janë të mbyllura, përveç vendpushimeve të skive deri më 7 janar. Edhe në vendimin e ri, qarkullimi do të jetë i ndaluar gjatë natës. Ndërkohë ata që futen në shtetin grek kenë një test negativ dhe do të hyjnë në një karantinë parandaluese 10-ditore nëse hyjnë nga 7 janari./ db/Abcnews.al