Rekomandimi i OBSH: Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes

schedule22:31 - 5 Janar, 2021

schedule 22:31 - 5 Janar, 2021

Të gjitha këshillat e nutricionistëve bashkohen në një pikë vetme: Mos e teproni me sheqerin!

Sipas të dhënave, për një filxhan të vogël normal kafeje ekspres, i cili përmban 30 ml kafe të lëngshme sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 3.1 gramë.

Ndërsa, një lugë e plotë çaji me sheqer në një filxhan kafeje ekspres e rrit përqindjen e sheqerit në më të lartë se sa sasia e sheqerit që përmban një gotë me coca-cola. E njëjta gjë vlen edhe për kafen turke, e cila zakonisht përgatitet në shtëpi, shkruan agroweb.org.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një sasi prej 25 gr sheqer si sasi e shëndetshme dhe e lejuar ditore. Ose e thënë ndryshe 6 lugë çaji sheqer.

Por kujdes, kjo sasi rekomandohet përgjatë gjithë ditës në varësi të ushqimeve që konsumoni duke përfshirë dhe kafen krahas ushqimeve të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!