Ministria e Shëndetësisë rekomandon që festat të kalohen vetëm me familjen në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.
Ajo ka ndarë një udhëzues me anë të një fotoje ilustruese në faqen e saj zyrtare ku rekomandon që qytetarët të urojnë miqtë përmes kamerës dhe rrjeteve sociale.
“Parandaloni përhapjen e COVID-19, festoni festat vetëm me familjen tuaj KufizoniKontaktet. RespektoniRregullat. RuaniShëndetin”, thuhet në rekomandimin e MSH.