Para pak ditësh kur trajneri Edy Reja shpalli listën e kombëtares, në të u vu re direkt mungesa e Lindon Selahit. Trajneri e vlerësoi se ai nuk mund të jetë në këto ndeshje dhe Selahi qëndroi në Holandë, te skuadra e tij, Willem II Tiburg.
Reja nuk e ftoi, por Selahi i përgjigjet me gol. 22-vjeçari ditën e djeshme i dha fitoren minimale ekipit të tij, duke shënuar një gol të bukur nga rreth 25 metra në minutat e fundit dhe i dhuruar triumfin ekipit të tij në një miqësore ndaj Feynoord. Ai u aktivizua në pjesën e dytë.
Selahi është transferuar në janar te Willem, ku ka gjetur minuta, por jo formën e duhur, duke mos shënuar asnjë gol apo asist. Gjithsesi shpresojmë që goli i djeshëm të shërbejë si një “magnet” për suksese të tjerë, që më pas do e bindnin Rejan të ndryshonte mendim për djaloshin. /abcnews.al