Reja e ka me arbitrin: La për të dëshiruar, kishim penallti për Manajn

schedule23:16 - 2 Shtator, 2021

schedule 23:16 - 2 Shtator, 2021

Shqipëria u mposht 4-1 nga Polonia.

Një rezultat i hidhur ky për kuqezinjtë, që vjen ndaj një kundërshtari direkt për objektivat në grup.

Në përfundim të takimit vetë aktorët në fushë dhe jashtë saj kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.

Reja: “Në pjesën më të madhe të lojës e mbajtëm mirë topin. Nuk dua të gjej justifikime. Polonia ka meritën e saj, por arbitri e teproi pak. 3 kartona të pak minuta janë shumë. Arbitrimi sot la për të dëshiruar. Skuadra luan mirë kur është e ekuilibruar. Krijuam shumë raste, te disa duhet të kishim pak fat. Nuk është çështje sulmi sepse ekuilibrin e kishim. Jemi shumë mendjelehtë ndonjëherë. Ndonjëherë mund ta nxjerrim edhe topin lartë. Por nuk kemi v.dekur akoma. Ka prapë ndeshje. Në mesfushë duhet të jemi më të kujdesshëm, të mos humbasim aq shumë topa sa me Poloninë. Kishim edhe një penallti për Manajn, ka shumë episode që mund të diskutohen. Por jemi akoma këtu, nuk ka mbaruar asgjë”.

Cikalleshi: “Mendoj që ndeshjen e filluam mirë, edhe pse pësuam që në fillim me goditje standarte arritëm të barazonim. Kishim edhe dy raste për gol, por fati nuk deshi. Më vjen pak keq se pësuam dy gola me goditje standarde dhe kemi punuar për këtë. Por kemi punë për të bërë. Këto kohë jemi munduar të bëjmë futboll më sulmues, por kjo krijon më shumë hapësira mbrapa. Rrisku është pjesë e kësaj taktike. Kemi strukturën tonë të lojës, të mbrojmë të gjithë në grup dhe të sulmojmë të gjithë në grup, qoftë edhe me pikatore. Sot nuk e bëmë këtë. Në dhomat e zhveshjes të gjithë ishin shumë të mërzitur. Katër gola nuk i meritonim dhe janë shumë. Nuk kemi as kohë, pasi për 3 ditë kemi ndeshjen e radhës”.

Gjimshiti: “Sigurisht që rezultati 4-1 është shumë i lartë. Jam i pakënaqur me gabimet që kemi bërë. Në pjesën e parë kemi luajtur mjaft mirë, nuk mbaj mend ndeshje që kemi luajtur aq mirë. Bëmë dy gabime në goditje standarde dhe marrim dy gola kot. Kjo është ajo që më acaron më shumë. Prapë ishim në lojë, por pësojmë gola shumë lehtë“.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!