Reja: Asisti i Brojës një nga bukuritë e ndeshjes, lojtarët e rinj më të mirët

schedule23:05 - 8 Shtator, 2021

schedule 23:05 - 8 Shtator, 2021

Trajneri Reja ishte i kënaqur me fitoren 5-0 ndaj San Marinos, por sërish kishte rezerva për lojtarët e tij. Trajneri i Kombëtares pas ndeshjes foli për RTSH dhe u shpreh:

“Pjesën e parë ishim shumë mirë, por nuk ishim konkretë para portës, në të dytën bëmë të kundërtën. Nuk më pëlqen që lojtarët e ulën ritmin dhe nisën të luajnë me taka e finte. Nuk duhet ta ulnim ritmin dhe t’i bënim këto veprime, pavarësisht rezultatit.

Nëse duam të jemi kompetitivë deri në fund duhet të mundnim Hungarinë dhe San Marinon dhe shpresonim 1 pikë me Poloninë. Jemi mirë, po bëjmë mirë dhe shpresojmë të jemi në vendet e para deri në fund.

Lojtarët e rinj kanë dhënë shenja të mira, Bajrami ka bërë mirë dhe Broja është në formë shumë të mirë dhe përpiqet të tregojë se duhet të luajë. Na erdhi shumë keq sepse na thamë se po fitonte Anglia dhe në fund na erdhi ky dush i ftohtë kur shënoi Polonia.

Duhet ta mundim në ndeshjen që kemi këtu, nuk është thënë fjala e fundit. Kemi besim se mund të bëjmë paraqitje shumë të mira dhe të arrijmë rezultate. Më kaq shumë asisti i Brojës sepse tregon përulësi dhe zotësi.

Më vjen mirë kjo sjellje e tij dhe e skuadrës në përgjithësi, ai asist ishte një nga gjërat më të bukura të ndeshjes”, përfundoi Reja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!