Borussia Dortmund ka nxjerrë mjaft talente që tashmë kanë vazhduar karrierën në klube të tjera europiane. Erling Haaland është lojtari i fundit që u transferua në Premier League gjatë kësaj merkatoje, por verdhezinjtë kanë edhe lojtarë tjerë si Jadon Sancho apo Jude Bellingham, me këtë të fundit që pritet të jetë shitja e radhës e madhe e gjermanëve.
Megjithatë, të shkosh te Dortmund nuk të jep gjithmonë sigurinë për të pasur sukses. Dhe për ta vërtetuar këtë është historia e brazilianit Reinier, mesfushorit të lindur në vitin 2002 që Real Madridi e bleu nga Flamengo për 30 milionë euro. Blancos shpresonin se huazimi dy-vjeçar për gjermanët do ta bënte atë të rritej, por janë zhgënjyer.
Gringolandia nuk i kurseu kritikat për Borussia-n, duke shpjeguar se në periudhën e kaluar në Dortmund nuk iu dha kurrë mundësia të provonte vlerën e tij.
“E vetmja gjë që doja ishte të largohesha prej andej, humba dy vite, bëra gjithçka që duhej të bëja, paraqitesha çdo ditë në qendrën sportive, stërvitesha dhe shkoja në shtëpi, isha gjithmonë në kohë, gjithmonë i respektoja të gjithë njerëzit që punojnë atje, ndaj e kam ndërgjegjen e pastër”.
Por padyshim që nuk mjaftoi, sepse performanca e tij në Gjermani flet për 39 ndeshje (por pothuajse të gjitha me pikatore, për vetëm 700 minuta në total), një gol dhe një asist. Mjaft sa të duash të arratisesh. /f.a/abcnews.al