Talenti brazilian Reinier, vendosi të largohet nga Real Madrid në formë huazimi te Borussia Dortmund, duke shpresuar se do të ndiqtë gjurmët e Achraaf Hakimit, i cili nga rezerve te madrilenët, u shndërrua në një ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë gjatë dy sezoneve të fundit.
Fantazisti firmosi pak ditë më parë kontratën me Dortmundin dhe sot, ka folur si “gjerman”, duke treguar arsyen se pse zgjodhi Bundesligan dhe Borussia Dortmundin për të vazhduar karrierën e tij.
“Fillimisht, doja të qëndroja te Real Madrid, familja ime ishte e lumtur në Spanjë. Por, kur më erdhi oferta e Dortmund, nuk u mendova dy herë dhe jam i bindur se kjo gjë është zgjedhja e duhur. Këtu është një vend shumë i mirë për t’u rritur dhe mezi po pres të zbres në fushë”, u shpreh mes të tjerash talenti brazilian./abcnews.al
Reinier:
"My family & I could have stayed in Spain but when the option to join Borussia Dortmund came about, we didn’t need to think twice. BVB have a reputation for developing players. When this option came up, we knew that it would be the right one." https://t.co/57Ea8jjdwA
— Get German Football News (@GGFN_) August 26, 2020