Pepe Reina provoi të dyja anët e medaljes në fitoren e vuajtur kundër Genoas. Portieri i Milanit ishte fajtor në golin e parë të vendasve, ndërsa në minutën e tretë shtesë priti një penallti deçizive.
Spanjolli nuk mund të gabonte dy herë rresht përballë Lasse Schone dhe në fund ishte ai “heroi” e fitores së kuqezinjve. Reina analizon ndeshjen për “Milan TV”, vlerëson reagimin e ekipit në pjesën e dytë dhe beson fort se Milani do të gjejë shpejt edhe lojën e bukur.
“Pas gabimit te goli i parë më ndihmoi eksperienca që të mos e humb toruan dhe të jem i përqendruar në çdo detaj të ndeshjes. Jam krenar me reagimin e ekipit, sidomos pas humbjes së shëmtuar kundër Fiorentinës dhe një pjesë të parë të dobët kundër Genoas.
E dinim që një gol do ndryshonte gjithçka dhe nuk u dorëzuam. Në futboll mund të gabosh, por duhet të ktheheshim në shtëpi të ndërgjegjshëm se kishim dhënë gjithçka. Me rritjen e besimit do të përmirësohet edhe loja e skuadrës”, përfundon Pepe Reina. /abcnews.al