Pandeli Majko, Ditmir Bushati, Arben Pëllumbi, Armando Subashi dhe Ilir Beqaj janë kandidatët burra të votuar për të qenë pjesë e kryesisë në Partisë Socialiste.
Risia e kësaj liste është pikërisht Ditmir Bushati i cili u hodh në votim nga kryeministri Edi Rama por do duhet të merrte besimin e socialistëve për t’u rehabilituar edhe njëherë në PS.
Sipas gazetares Esiona Konomi ai ka qenë edhe kandidati më i votuar. Emrat e tjerë që kanë arritur të sigurojnë votëbesimin e kolegëve të tyre janë pjesë e gardës së vjetër të socialistëve të cilët nuk janë vendosur në asnjë post tjetër përveç kryesisë.
Ata që nuk kanë siguruar votat e mjaftueshme për t’u futur në kryesi janë Eduard Shalsi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo,
Ndërkohë gratë që u zgjodhën për të qenë pjesë e kryesisë janë : Belinda Balluku e cila rezultoi më e votuara mes kandidateve të tjera.
Ajo ndiqet nga Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti, Evis Kushi, Olta Xhaçka dhe Mimi Kodheli. Nga numërimi nuk ka mundur të zgjidhen në kryesi: Milva Ikonomi, Almira Gjembulla, Ermonela Fela dhe Klotilda Ferhati. m.v/abcnews.al