Rehabilitimi i të dënuarit/ Punësohet te shërbimi i provës, 45 vjecari i rikthehet jetës familjare

schedule15:25 - 23 Shkurt, 2024

schedule 15:25 - 23 Shkurt, 2024

Ilir Zyberi është 45 vjeç dhe është në tentativë për të lënë pas të shkuarën e tij. Ai ka qenë i dënuar për dhunë në familje, dhe pas kryerjes së dënimit, drejtoria e Shërbimit të provës në Tiranë vendosi ti jepte një mundësi për t’ia nisur nga fillimi.

Papunësia dhe vështirësitë ekonomike ishin më herët mollë sherri në familje, por sot çifti i bashkëshortëve janë të dy në punë, dhe duket se gjërat kanë nisur të ndryshojne.

Iliri jeton në një banesë në kushte mjerimi. Është baba i 7 fëmijëve, të cilët së bashku me bashkëshorten punojnë duke mbledhur kanaçe për të ndihmuar sado pak.

Elona bashkëshorja e tij, ka vendosur që të lërë pas dhunën e dikurshme, me shpresë që puna e re do sjellë paqen e munguar në familje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!