Regjistrohet viktima e parë nga varianti Omicron në Gjermani

schedule17:13 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 17:13 - 23 Dhjetor, 2021

Gjermania ka konfirmuar viktimën e parë me variantin Omicron, sipas institutit gjerman për Sëmundjeve Infektive, Robert Koch. Viktima është një burrë midis 60 dhe 79 vjeç.

Deri më tani, vendi ka raportuar  810 raste me Omicron. Gjermania ka regjistruar 6 milionë e 918 mijë e 33 raste dhe 110 mijë e 244 viktima që nga fillimi pandemisë.

Sakaq, viktima nga ky variant ka regjistruar gjatë këtij muaji edhe Britania.

Britania ka regjistruar viktimën e parë më 13 dhjetor, derisa tani po përballet me një numër të madh të rasteve të infektuara me variantin Omicron.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!