Regjistrohet viktima e parë nga flurona në Peru

schedule14:29 - 7 Janar, 2022

schedule 14:29 - 7 Janar, 2022

Peruja ka regjistruar viktimën e parë nga flurona. Bëhet fjalë për një pacient 87 vjeç, i cili nuk ishte vaksinuar kundër Covid. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje popullsisë të vaksinohen kundër Covid-19.

Peruja është përfshirë nga vala e tretë e Covid, për shkak të rritjes së rasteve me Omicron. Deri më tani vendi ka regjistruar 309 raste me Omicron.

Peruja ka regjistruar 2,329,717 raste dhe  202,934 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!