Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 698 raste të reja nga 3463 testime të kryera si dhe 12 humbje jete.
Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 195 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 45 raste në Fier, 34 raste në Mirditë, 30 raste në Lushnje, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, Vlorë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, Peqin,18 raste në Gjirokastër, Pogradec, 15 raste në Durrës, 16 raste në Kukës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Devoll, Sarandë, 5 raste në Mallakastër, Tepelene, Ura Vajgurore, Dibër, 4 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Memaliaj, Kolonjë, 3 raste në Delvinë, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Shijak, Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë.
Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,821 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Ndërsa, sa i përket rasteve fatale, nuk mundën t’i mbijetojnë sëmundjes, 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja,1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 53-79 vjeç.
Statistika (13 Mars 2021)
Raste të reja ditore 698
Të shëruar në 24 orë 690
Të shtruar në spitale 492
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3463
Testime totale 507,956
Raste pozitive 116,821
Raste të shëruara 79,821
Raste Aktive 34,970
Humbje jete 2030
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23379
Fier 2567
Vlorë 1578
Durrës 1656
Shkodër 1332
Gjirokastër 1207
Korçë 886
Elbasan 587
Lezhë 731
Berat 382
Dibër 345
Kukës 320 sb/abcnews.al/