Regjistrohen 5 viktima dhe 168 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

schedule18:06 - 21 Korrik, 2020

schedule 18:06 - 21 Korrik, 2020

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën pesë persona. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se janë regjistruar me COVID-19 168 raste të reja, ndërsa 157 pacientë janë shëruar nga ky virus.

Rastet e reja janë konfirmuar kryesisht në Komunën e Prishtinës.

Sa i përket numrit të të shëruarve,  raportohet për 157 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 3.226, kurse numri i rasteve aktive është 2.675.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!