Regjistrohen 36 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orë

schedule16:33 - 21 Maj, 2022

schedule 16:33 - 21 Maj, 2022

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 36 raste pozitive me Covid-19 dhe asnjë humbje jete.

Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë njofton se nga 973 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 20 qytetarë në Tiranë, 4 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 1 qytetar në Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Sarandë, Mallakastër, Kavajë, Kurbin, Shkodër.

Aktualisht janë 250 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 4 pacientë.  Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,091 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Maj 2022)
Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 973

Testime totale 1,822,442
Raste pozitive 275,838
Raste të shëruara 272,091
Raste Aktive 250
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Fier 27
Korçë 17
Vlorë 13
Gjirokastër 12
Shkodër 12
Elbasan 6
Lezhë 6
Berat 3
Durrës 2
Dibër 2 /abcnews.al/