Regjistrohen 333 raste të reja me COVID-19 dhe 6 humbje jete në Maqedoninë e Veriut

schedule15:40 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 15:40 - 24 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 333 raste pozitive për koronavirusin nga 3,511 testime të kryera.

Prej rasteve të reja, 181 janë në Shkup, Prilepi dhe Manastiri – 25, Ohri – 14, Kumanova dhe Strumica – 8, Velesi dhe Kavadari – 7, Kërçova – 6, Koçani, Resnja, Valandova dhe Demir Kapi – 5, Shtip – 4, Gjevgjeli, Negotinë, Radovish dhe Probishtip – 3, Kriva Pallanka, Dellçeva, Vinica, Krusheva dhe Makedonski Brod – nga 2, Tetova, Gostivari, Struga, Sveti Nikolla, Bogdanci dhe Demir Hisar – 1.

Ministria e Shëndetësisë në vend njofton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 5 humbje jete, që kanë ndërruar jetë prej periudhs 22.11 – 20.12.2021.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 311 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në RMV shkon në 222.666, prej të cilëve 209.602 janë shëruar, ndërsa 7.879 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (24 dhjetor) është 5.185. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!