Autoritetet Shëndetësore në Florida kanë raportuar më shumë se 9,000 raste të reja me koronavirus.
Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i personave të prekur më COVID-19 ka arritur në 379.619.
Po ashtu ditën e sotme janë konfirmuar edhe 139 viktima. Ndërkohë 47% e të gjitha vdekjeve kanë ndodhur në shtëpitë e kujdesit afatgjatë dhe të moshuar.
Sakaq Florida ka nivelin e tretë më të lartë të infeksioneve nga çdo shtet i SHBA-së, që vjen pas Kalifornisë dhe Nju Jorkut.