Regjistrimi i partive në zgjedhje/ KQZ miratoi kërkesat e 15 subjekteve

schedule15:48 - 24 Shkurt, 2025

schedule 15:48 - 24 Shkurt, 2025

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi kërkesën e 15 partive politike në Shqipëri, që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 Majit.

Sipas gazetares, Greta Bullari, mes partive janë ato dy kryesoret, PS me kryetar Edi Ramën dhe PD me kryetar Sali Berishën. Gjithashtu, nga qelia ka firmosur dhe kryetari i PL, Ilir Meta.

Ajo çfarë bie në sy këtë vit janë edhe partitë e reja si Lëvizja Bashkë, Shqipëria Bëhet apo Mundësia.

Për regjistrimin e partive ka kohë dhe ditën e nesërme, që të drejtohen në KQZ.

Subjektet e regjistruara:

  1. Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”.
  2. Partia “Nisma Thurje”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”.
  3. Partia Lëvizja Bashkë, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”.
  4. Partia “Mundësia”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”.
  5. Partia Demokristiane e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”.
  6. Partia Lëvizja e Legalitetit”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”.
  7. “Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”.
  8. Partia Kombëtare Konservatore Albania”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”.
  9. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”.
  10. Partia “Balli Kombëtar Demokrat”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”.
  11. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”.
  12. Partia Balli Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.
  13. “Partia e Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”.
  14. Partia Socialiste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”.
  15. ⁠Partia Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!