Të paktën 12 536 kërkesa janë bërë deri më tani që nga hapja e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 Majit, sipas të dhënave nga KQZ. Nga këto kërkesa, janë miratuar 1 859.
Nga këto, 8 768 ( 69.9%) janë meshkuj dhe 3 768 (30.1%) femra. Sa i përket grupmoshave, dominojnë më së shumti nga 26- 35 vjeç me 3 905 kërkesa ( 31.2%), ndjekur 36-45 vjeç me 3 438 ( 27.4%), 46-55 vjeç 2 348 (18.7%), mbi 56 vjeç 1597 (12.7%) dhe 18-25 vjeç 1 248 (10.0%).
Sa i përket shteteve, kryesojnë emigrantët nga Italia me 3 745 kërkesa (29.9%), Greqia 2 494 (19.9%), Gjermania 2 099 (16.7%), SHBA 1 261 (10.1%), Britania 1 038 (8.3%) dhe Franca 325 (2.6%).
Sa i përket kërkesave sipas bashkisë, dominon Tirana me 19.6 % ndjekur nga Fieri, Durrësi, Shkodra, Lushnja dhe Berati.
/abcnews.al