Aktorja, regjisorja dhe producentja shqiptare në Gjermani, Elda Sorra, ka folur këtë të mërkurë për filmin e saj më të ri me titull “Mbi macet dhe vajzat”. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se filmin ka zgjedhur ta xhirojë në Peqin, ku e kanë ndihmuar shumë banorët e zonës.
Elda theksoi se gjithccka e ka paguar vetë për filmin, pasi nuk ka pasur asnjë lloj mbështetje nga shteti.
“Kam xhiruar në vitin 2021 në Peqin, ku kam pjesën e mamit. Më falni, ato që nuk më njohin, po kam ikur në Gjermani që fëmijë dhe nuk e flas rrjedhshëm shqipen.
Kam xhiruar në ’20-’21 në Peqin. Banorët më kanë ndihmuar, më kanë bllokuar rrugën, të gjithë fëmijët më kanë ndihmuar. Tani e kam mbaruar, post-produksionin e kam bërë në Berlin dhe ku jetoj. Edhe të premten që kaloj, e bëmë te Arkivi i Filmit dhe jam shumë e lumtur që më dhanë ta bëjë në sallë.
Kur e shkrova filmin në Gjermani, e kisha në mendje Peqinin se dhe jam rritur. Aktorët janë të gjithë shqiptarë, regjisori po ashtu, filmi është i gjithi shqiptar. Producenti jam vetë, që do të thotë e kam paguar vetë. Çdo send janë shpenzimet e mia. Se në Gjermani kam vetëm pasaportë gjermane dhe jo shqiptare, edhe filmi nuk kishte lidhje me Gjermaninë, prandaj ata nuk ma financuan. Ky është filmi i dytë që bëj, por i parë shqiptar. Filmin e parë e kam bërë me motrën time”, u shpreh ndër të tjera ajo./abcnews.al