Regjisorja Luli Hoxha në rolin e aktores te drama “Kreditorët”

schedule21:34 - 22 Janar, 2019

schedule 21:34 - 22 Janar, 2019

Regjisorja dhe aktorja e njohur Luljeta Hoxha ishte e ftuara në emisionin “Provokacija” ku ka folur se si i lindi ideja për t’u marrë me art. Regjisorja ka treguar se ku frymëzohet  për të vënë në skenë darma dhe jo zhaner të tjerë.

“Unë jam njohur me këto vepra që në fëmijërinë time. Trashëgoja  një bibliotekë të gjyshit tim që do doja të kisha lexuar të paktën deri te gjysma e librave që ai ka. Kam patur fatin t’i kem këto libra që e vogël në shtëpi. Gjyshi im ka qenë një tregtar i thjeshtë i asaj kohe dhe po flas për gjyshin nga mamaja. Të gjitë librat që ai ka pasur i kam unë. Nuk  është e lehtë të dramatizosh një roman si “Dama me Kamelie” dhe pavarësith se kam pasur ndihmën e Laert Vasilit. Unë jam njohur shumë e vogël me atë vepër. Madje tezja ime kur më shikonte qeshte herë pas here dhe me thoshte: “Kur ne e merrnim librin në atë kohë ishte një libër që i kishte fletët e verdhë dhe ishte libër i ndaluar”. Sepse supozohej që të kishte një moshë të caktuar që ta lexoje dhe prandaj i kishte faqet e verdha që të mos prekej nga fëmijët. Por unë e lexova dhe më mbeti në memorje që në atë kohë dhe unë kujtdo që i dhuroja një libër i dhuroja “Dama me Kamelie”. Unë e vura në skenë spese isha e sigurt me atë që do të përfitonte publiku kur të vinte për të parë shfaqjen. E kisha eksperimentuar këtë në libra me dhuratat që kisha dhënë tek miqtë e mi dhe kishin pasur të njëjtin emocion që unë kish pasur kur e kisha lexuar”.  

Për Luli Hoxhën është e vështirë të zgjedhë se ku ndihet me mirë si  aktore apo si regjisores.

 “Janë dy gjëra që unë kam filluar të mos i ndaj dot më. Janë krijues të dy. Regjisori është një krijues i madhe. Dhe tek aktori ti arrin të arratisesh kur merr një rol. Një rol është gjeja më e mirë për t’u arratisur”.

Më tej ajo ka folur për dramën “Kreditorët” e cila pritet që së shpejti të vihet ne skenë me personazh kryesore “Teklën” e cila do të luhet nga vetë Luli Hoxha.

Ndërsa e pyetur nga Mustafa Nano se cili do të ishte emri i aktorit me të cilin ajo do të kishte dëshire të vendoste në skenë një dramë tha:

“Nuk është punë e lehtë zgjedhja e aktorëve. Më ke kapur në një moment shumë të vështitë tani. Jo fakti se nuk dua të përzgjedh në këtë moment se cilët janë aktorët që unë do preferoja t’i kisha në kastin e ardhshëm, por ajo është një punë që siç ti krijon ashtu duhet ta mendosh verte mirë se kë do të përzgjedhjesh për shfaqejne e rradhës. Jo se nuk dua të them një emër por nuk kam asnjë emër në mendje për momentin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!