Regjisori i serialit të famshëm “SpongeBob”, Tuck Tucker ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare.
Tucker ndërroi jetë më 22 dhjetor dhe ende nuk është zbuluar arsyeja e vdekjes së tij.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja e tij përmes një postimi në Facebook ku shkroi: “Me zemër të thyer familja Tucker njofton vdekjen e Tuck Tucker, babait, burrit, djalit, vëllait dhe xhaxhait.”
Animatori kishte një listë të gjatë të tijën të roleve duke përfshirë punën në fillim të karrierës së tij në filmin 1987 “Pinocchio” dhe “Perandori i Natës,” “The Little Mermaid” 1989 dhe shfaqjet televizive të animuara “Rugrats” dhe “The Simpsons”. l.k/abcnews.al