Nga Leontina Nikaj
Libri “ Mjeshtri i risive të teatrit muzikor shqiptar“ rrëfen 45 vitet e regjisorit të shquar Nikolin Gurakuqit në opera. Autorja e veprës Floriana Paskali e cilëson familjen Gurakuqi si kontribuuese kryesore në artin skenik Regjisori në një intervistë për abc rrëfen emocionet e rikthimit në opera për shfaqjen “Cavaleria Rustikana”.
Me tingujt muzikorë regjisori i njohur Nikolin Gurakuqi rikthehet në shtëpinë e tij të dytë, në Opera.
“ Ky rikthim është një emocion i veçantë për mua, në këtë skenë ku kam kaluar 45 vite jetë artistike”, tha Gurakuqi.
Këtë skenë dhe mjedisin përqark e ka prekur herët, që në moshën 5 vjeçare.
“Babai ishte regjisor i operas, ndërsa ime më këngëtare në ansambël, kështu që kur isha 5 vjeç ky ambient ishte shume familjar me mua. Këtu luaja me vajzën e Marie Krajës, dhe shpesh rrinim me ore duke pare provat”, tha Gurakuqi.
Rrugëtimi i tij 45 vjeçar në këtë institucion, vjen i përshkruar në librin” Nikolin Gurakuqi, Mjeshtri i risive të teatrit muzikor shqiptar” nën autorësinë e kritikes së artit Florian Paskali e cila nënvizon kontributin e familjes Gurakuqi në këtë art.
“Kontributi i familjes Gurakuqi në opera është shumë i madh dhe themelor në këtë gjini.”
Emocioni me domethënës jetuar në karrierën e tij është ky.
“Kur kam vënë në skenë shfaqjen e parë si regjisor, operan “ Peshkatarët e perlave” , koençidencë, kjo vepër shënon edhe shfaqjen e parë të babit tim në opera”, tha Gurakuqi.
Veçantia e regjisorit i cili ka realizuar plot 78 tituj qëndron te simbolika, detaj të cilin po e zhvillon tek opera “Cavalleria Rusticana”, e cila pritet të ngjitet në skenë së shpejti.
Mjeshtri i artit elitar, gjatë karrierës së tij artistike i ka dhënë jetë veprave kryesorë operistike botërore, pa lënë mënjanë edhe veprat shqipe. Por si kompozitor të zemrës rendit Verdin, Puçinin dhe Mozart.
Ndërkohë që vitet e fundit një vend të veçantë në krijimtarinë e Gurakuqit zë edhe poezia, ku veprën e parë ia ka dedikuar të birit që nuk jeton më Marsidit, libër të cilën e ka cilësuar si një britmë e shpirtit.
Në prezantimin e librit dedikuar një jetë në opera, nuk munguan krahas familjes edhe miqtë artist, personalitete me të cilët ka bashkëpunuar në jetësimin e veprave skenike.
Përmbyllja nuk mund të ishte ndryshe përveçse me një Brindisi të Verdit./Abcnews.al/