Nutricionistja Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e Shëndetit” ka folur për mitet e dietës pa brumëra dhe pa gluten. Ajo ka shpjeguar hap pas hapi të gjitha detajet se si duhet të ushqehemi nëse këto produkte ndikojnë drejtpërdrejt te organizmi jonë.
“Nëse grurin e kalojmë në miell, gruri ka sasinë e duhur të proteinave, karbohidrateve. Në qoftë se ne e marrim në formën e një supe drithërash mund të ketë grurë, thekë, bishtajore është e shëndetshme. Akoma më pak e shëndetshme është nëse mielli që ne përdorim është i bardhë pa fibra”, u shpreh fillimisht Daka.
Më tej, ajo ka sqaruar se si lidhet gluteni me problemet në sistemin tretës.
“Ka edhe gruri edhe mielli gluten, por në studimet e shumta që janë marrë, në qoftë se ne konsumojmë të njëjtën sasi drithërash në formën e grurit të plotë, në formën e drithërave të plota dhe në formën e miellit, shikojmë që sistemi tretës pëson problematika në lidhje me glutenin, kur ne e marrim në formën e brumërave, jo kur e marrim në formën e drithërave të plotë. Kjo ndodh se kur drithërat janë në formën e miellit, sistemi tretës është i ekspozuar direkt me glutenin. Pra, edhe duke u ekspozuar gluteni direkt te mielli në raport me grurin kur nuk ekspozohet, pasi ne i përtypim drithërat dhe amortizohet sasia e glutenit”, tha mjekja.
Më poshtë paraqitet edhe regjimi ushqimor pa gluten për një javë:
/abcnews.al