Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Mentor Beqja komentoi tensionet në Lindjen e Mesme duke theksuar se rënia e regjimit në Iran do të shkaktonte kaos. Trazirat do të lidheshin jo vetëm me regjimin, por sepse është dhe një lëvizje spirituale në Iran dhe më gjerë.
“Kemi vetëm 60 për qind një popullsi perse ndërkohë kemi popullat turke, armene, kurde. Rënia e regjimit po sillen mbështetur në aksiomën më mirë një e keqe e njohur sesa një e panjohur. Rënia e Jatollahut mund të shkaktonte kaos në Iran, sepse është një lëvizje spirituale dhe jo vetëm në Iran. Frika që mund të përsëritet një Irak i dytë. Ka një rënie të influencës së Izraelit brenda SHBA.”
Analisti Skënder Minxhozi tha ndër të tjera se që prej luftës së dytë botërore, toka izraelite nuk është prekur nga bombardimet pasi në qiellin e këtij shteti ka pasur tre nivele mbrojtjeje. Më tej, Minxhozi tha se thyerja e Izraelit është në elementin e paprekshmërisë.
“Një nga faktorët më të rëndësishëm që prej luftës së dytë botërore, toka izraelite është prekur dhe rëndë nga bombardime sepse kanë qenë 3 nivele që mbronin qiellin. Fakti është që raketat e Iranit kanë depërtuar tre sisteme mbrojtëse dhe Izraeli e sheh veten të ekspozuar në një krizë ndëkrohë që deri dje ka qenë luftë për të tjherët dhe paqe në shtëpi sot nuk është më. Dhe në SHBA bën bujë dhe prandaj Trump i erdhi në ndihmë Netanyahut. Thyerja e Izraelit në elementin e paprekshmërisë.”


