Regis Runaj, 23 vjeçari që u gjet i pa jetë në afërsi të varrezave në Elbasan, dyshohet të jetë rrëmbyer dhe më pas të jetë vrarë pikërisht në vendin ku u gjet nga policia.
Burime pranë grupit hetimor, sqaruan për ABC News, se në afërsi të zonës ku u gjet trupi i të riut, janë fiksuar shenjat e frenimit të një makine. Kjo gjë e çon policinë në dyshimet se Runaj të jetë marrë me makinë nga një vend ende i pa përcaktuar qartë, duke u çuar deri në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Por për të zbardhur edhe më shumë detaje rreth krimit makabër, policia ka kontrolluar edhe celularin e viktimës, në të cilin janë përfituar numrat e personave të fundit që 23 vjeçari ka biseduar.
Burime të policisë sqaruan se janë të paktën tre persona që po verifikohen nëse ndonjëri prej tyre ka telefonuar qëllimisht Regis Runajn për ta nxjerrë në pritë ose jo. Kjo për shkak se tre telefonatat përkojnë të jenë bërë me orarin kur mendohet të jetë vrarë i riu. 23 vjeçari, njihet si miku i ngushtë i Emiljano Ramazanin i ekzekutuar në mënyrë mafioze pasditen e 20 korrikut po në Elbasan.
Policia dyshon se vrasja e Ramazanit dhe e Runajt të kenë lidhje me njëra-tjetrën dhe shkak dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës apo konfliktiket për ndarjen e territorit.
Nga ana tjetër, hetuesit dyshojnë se Runaj është vrarë nga grupi rival për shkak se mund të ketë pasur ndonjë informacion rreth konflikteve që ka pasur Emiljano Ramazani, apo dijeni rreth autorëve që ekzekutuan atë. Regis Runaj u masakrua me mbi 25 thika në trup, në zemër, fyt, fytyrë dhe qafë./abcnews.al