Reginaldo goleadori i Partizanit, Sormani do një mesfushor të Vejle BK

schedule08:55 - 18 Janar, 2020

schedule 08:55 - 18 Janar, 2020

Partizani kërkon të përforcohet dhe deri më tani nevoja ka qenë e madhe për një sulmues. Duket se edhe goleadori është gjetur dhe bëhet fjalë për një lojtar që e njeh Kategorinë Superiore dhe një vit më parë ka fituar edhe Këpucën e Artë me 13 golat e shënuar me fanellën e Kukësit.

Reginaldo, sikurse raporton Panorama Sport, ka fluturuar në një avion me futbollistët e Partizanit për në Shqipëri dhe mbetet vetëm të vijë zyrtarizimi i tij te “demat e kuq”.

Sulmuesi, i cili është aktivizuar më parë edhe me Luftëtarin e Laçin (18 gola shënoi në një kampionat me kurbinasit), do t’i bënte shumë punë Partizanit, që ka vuajtur shumë në gjetjen e rrugës së rrjetës.

Ndërkohë klubi kryeqytetas ka edhe një objektiv tjetër në merkato dhe është mesfushori i Vejle BK, Lundrim Hetemi. Ai luan në qendër të mesfushës dhe është një lojtar me tipare mbrojtëse, i cili njihet mirë nga trajneri Sormani.

Italiani e ka pasur nën urdhra 19-vjeçarin dhe tani e kërkon në skuadër te Partizani. Mbetet të shihet nëse do të gjendet një marrëveshje me drejtuesit e klubit danez, pasi mesfushori është nën kontratë. / abcnews.al