Nuk është aq e thjeshtë në Amerikë të thyesh rregullat e karantinës. Një çift nga Kentucky, pasi refuzoi të respektojë karantinën, mori dënimin “arrest shtëpie”, por masa e sigurisë nuk është vetëm kaq. Burimet nga policia vendëse raportojnë se Elizabeth dhe Isaiah Linscott kanë edhe byzylykë elektronikë në këmbë, të cilët i japin sinjal policisë nëse ata dalin nga shtëpia.
Mësohet se autoritetet shëndetësore dhe departamenti i policisë shkuan në banesën e çiftit në Radcliff, pasi ata refuzuan të nënshkruajë një urdhër karantine pas një testi vullnetar Covid-19, i cili rezultoi pozitiv për Elizabeth dhe Isaiah.
Elizabeth do të udhëtonte në shtëpinë e prindërve të saj dhe, për siguri, bëri një test për koronavirusin së bashku me bashkëshortin, i cili rezultoi pozitiv edhe pse pa simptoma.
Elizabeth kishte deklaruar se, nëse do ketë nevojë për të shkuar në urgjencë, do shkojë dhe s’do marrë aprovimin e askujt. Kështu, ajo refuzoi të firmoste një dokument, sipas të cilit duhet të merrte leje paraprakisht nëse do shkonte në urgjencë.
Autoritetet policore, pas kësaj, morën masa ekstreme dhe vendosën izolim të detyrueshëm ndaj tyre përmes masën “arrest shtëpie”. Elizabeth, në fakt, tregon se u trajtuan nga autoritetet sikur të ishin duke grabitur ndonjë bankë: “Në shtëpi erdhën 8 persona, policë e punonjës të shëndetësisë, të cilët u treguan shumë të rreptë me masat e vendosura”./abcnews.al