Alessandro Bastoni është një nga lojtarët më të spikatur tek Interi. Qendërmbrojtësi së fundmi mori edhe një ftesë nga kombëtarja e Italisë, ndërkohë që zërat për të ardhmen e tij vijojnë të jenë të shumtë.
Corriere dello Sport shkruan se për Bastonin në verë u interesua Manchester City, madje bëri një oferta mjaft të mirë. 50 milion euro ofroi klubi anglez, por Interi refuzoi.
Gazeta italiane raporton se tani zikaltrit po tentojnë rinovimin me Bastonin, të cilin Interi e bleu në vitin 2017 nga Atalanta për shumën e 31 milion eurove. Tani ai është një titullar i padiskutueshëm në skuadrën italiane, ndërkohë që është nën kontratë deri verën e vitit 2023. /abcnews.al