“Refuzova Liverpool e Real Madrid”, rrëfehet shqiptari me klauzolën e çmendur

schedule17:19 - 30 Qershor, 2020

schedule 17:19 - 30 Qershor, 2020

Donis Avdijaj njihet për dy gjëra, për klauzolën në kontratë kur nënshkroi si profesionist me Schalke 04 dhe për sjelljen e tij. E dyta normalisht ka pasur një ndikim të madh në karrierën e tij, që kurrë nuk shkoi siç deshi sulmuesi dardan.

Tani ai luan në Skoci, me skuadrën e Harts. Pak minuta për të dhe vetëm dy ndeshje në fushë. Kampionati u ndërpre dhe kjo e penalizoi. Kohë më parë për sulmuesin interesoheshin klubet të mëdha europiane dhe ai është penduar që kishte refuzuar, vetëm e vetëm që të ishte pjesë e skuadrës së zemrës.

“Refuzova një ofertë të madhe nga Liverpool dhe ai ishte gabimi im më i madh. Kjo ndodhi para se të firmosja kontratën afatgjatë më Schalke 04. E kisha në zemër atë klub. Më donte edhe |real Madrid kohë më parë. U lumturova nga kontrata që firmosa dhe klauzola 47 milion eurosh në vitin 2014.

Në fakt as nuk e dija çfarë ishte në të vërtetë. Ende mendoj se nuk kisha mbështetjen e duhur nga Schalke. Po ta kisha pasur, gjërat do të kishin shkuar shumë më ndryshe. Kisha firmosur dhe nuk stërvitesha me profesionistët. Isha thjesht djali me klauzolën 47 milion euro”, është shprehur mes të tjerash Avdijaj. /abcnews.al