Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Refuzova Juven prej rolit”, lojtari i PSG zbulon prapaskenën e merkatos

schedule18:59 - 25 Qershor, 2021

schedule 18:59 - 25 Qershor, 2021

Leandro Paredes është pjesë e PSG prej janarit të vitit 2019. Mesfushori argjentinas ka provuar më parë të veshë edhe fanellat e Boca Juniors, Roma dhe Zenit Petersburg.

Në vitin 2011 refuzoi kalimin te Juventusi. Shkaku është i çuditshëm dhe lidhet me rolin e 26-vjeçarit, diçka që ky i fundit e kujton në këtë formë në prononcimin e dhënë për argjentinasen Ole.

Babai im donte që të luajë si një numër 5 (organizator përpara mbrojtjes), por nuk më pëlqente ky rol. Kur erdhi oferta e Juventusit në vitin 2011, drejtori sportiv i tyre donte që të luaja si numër 5.

Ai më shihte si zëvendësuesi i Pirlos dhe donte që të luaja aty në mënyrë që Andrea të pushonte. I thashë: je i çmendur! Babai tentoi të më bindë, por në fund refuzova Juven dhe vendosa të qëndrojë te Boca Juniors“, deklaronParedes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!