Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Refuzova 250 milion nga Interi”, Laporta: Mos dyshoni te Messi, bashkoj Barçën

schedule19:58 - 30 Nëntor, 2020

schedule 19:58 - 30 Nëntor, 2020

Joan Laporta shpalli sot kandidaturën për president të Barcelonës. Zgjedhjet do të mbahen 24 janarin e vitit të ardhshëm, teksa 58-vjeçari spanjoll e ka mbajtur edhe më parë postin e kreut të klubit katalanas (2003-2010).

12 trofe fitoi skuadra gjatë periudhës që Laporta ishte president. Sot e ka nisur fjalën me një prapaskenë në lidhje me Leo Messin, për të cilin Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, tentoi ta transferonte në Milanon zikaltër.

Ish-presidenti i Interit erdhi tek unë me një ofertë prej 250 milion eurosh në vitin 2006. Donte të blinte Leo Messin, por unë e refuzova ofertën. Askush nuk duhet të ketë dyshime në dashurinë e Messit ndaj Barcelonës.

Ne të dy e respektojmë dhe e duam njëri-tjetrin, por nuk kam folur akoma me të rreth së ardhmes. Shpresoj të fitoj zgjedhjet për president, më pas do të ulem e të bisedoj me Leon. E përsëris, kemi respekt të madh për njëri-tjetrin.

Slogani im është: Ne e duam Barcelonën. Unë e dua Barçën, e dua këtë klub, tifozët dhe La Masia. Nuk mund të rregullojmë gjithçka, por mund të përmirësojmë diçka. Kjo është sfida më e madhe e jetës time, kam një staf madhështor dhe kemi një entuziazëm të madh. Dua t’u rikthej gëzimin tifozëve dhe të bashkoj gjithë katalanasit.

Koeman? Ai meriton respekt. Ndodhet nën kontratë dhe po flasim për një emër të madh të historisë së këtij klubi. Kam një raport fantastik edhe me Xavin. Merkato? Nuk shkon të flas tani, s’dua t’i shqetësoj lojtarët“, përfundon Laporta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!