Refuzoi t’i tregojë se ku gjendej nëna e saj, turku qëllon 20 herë me armë të bijën

schedule14:20 - 4 Mars, 2021

schedule 14:20 - 4 Mars, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ku një baba  ka vrarë me 20 plumba vajsën e tij, pasi kjo e fundit kishte refuzuar që të tregonte vendosjen e nënës së saj dhe ish bashkëshortes së autorit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se fillimisht Mustafa Ali Yilmaz, 69-vjeç e ka përplasur makinën e së bijës duke e nxjerrë nga rruga, më pas  është afruar dhe e ka kërcënuar që të tregojë vendodhjen e nënës së saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Balikesir të Turqisë, në momentin që 28-vjeçarja Gulnur Yilmas po udhëtonte nga Balikesir në drejtim të Antalias, për t’u bërë gati për një provim së bashku me dy miq të saj.

E babai e kishte ndjekur nga pas, pasi i kishte instaluar një sistem navigimi në makinë që pasi e takoi ballë për ballë e goditi duke e nxjerrë nga rruga. Sikur kjo të mos mjaftonte, ai nxori të bijën nga makina  duke i kërkuar që t’i tregojë se ku ishte e ëma e saj. E kur ajo refuzoi t’i tregojë, e qëlloi me 20 plumba, 11 prej tyre e goditën në kokë.

Ai ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por një ekip i policëve kishin arritur ta kapin dhe atë më armë në brez.

Në anën tjetër, është bërë e ditur se e ëma e viktimës, Gulden Yilmas ishte shkurorëzuar nga Yilmas në janar të vitit të kaluar. Gjatë seancës dëgjimore në Balikesir, Yilmaz ka pasur probleme të shëndetit mendor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!