Refuzoi të mbante maskë gjatë fluturimit, pasagjeri sulmon ekuipazhin dhe heq të brendshmet

schedule08:55 - 22 Janar, 2022

schedule 08:55 - 22 Janar, 2022

Një irlandez është akuzuar për “sulm” dhe “kanosje” për refuzimin e mbajtjes së maskës gjatë një fluturimi nga Dublini në Nju Jork dhe tani po përballet me 20 vjet burg.

Shane McInerney, 29 vjeç, u paraqit në gjykatën federale në Brooklyn, Nju Jork, më 14 janar, ku u akuzua për “sulmimin dhe frikësimin e qëllimshëm të një anëtari të ekuipazhit të kabinës gjatë një fluturimi nga Dublini.”

Drejtësia amerikane e ka akuzuar atë për “refuzimin sistematik të mbajtjes së maskës”, “hedhjen e një kanaçe me pije që goditi një pasagjer në kokë” dhe “heqjen e pantallonave dhe të brendshmeve dhe duke i treguar të pasmet një anëtari të ekuipazhit dhe pasagjerëve”.

“Nëse shpallet fajtor, i pandehuri përballet me 20 vjet burgim”, tha një zëdhënës i gjykatës në Bruklin.

Irlandezi, i cili donte të shkonte në Florida për të punuar si trajner futbolli, u lirua pasi kishte paguar një kusht prej 20,000 dollarësh.

Autoriteti Amerikan i Aviacionit Civil (FAA) njoftoi në janar 2021 se po ndiqte një politikë të tolerancës zero për pasagjerët që refuzojnë të mbajnë maska, pasi ekuipazhet e kabinës së linjave ajrore përballen me një numër të madh incidentesh dhune, fizike apo verbale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!