Refuzoi të martohej me kushëririn, vritet “bukuroshja e Bagdadit”

schedule11:12 - 1 Shtator, 2021

schedule 11:12 - 1 Shtator, 2021

Një vajzë është goditur për vdekje me thikë, pasi refuzoi të martohej me kushëririn e saj. Nourzan Al-Shammari u vra brutalisht në Bagdad, duke shkaktuar zemërim në të gjithë Irakun pasi pamjet e krimit të neveritshëm u shpërndanë në mediat sociale.

Ndërsa po kthehej në shtëpi nga puna, e reja u vra në mes të ditës nga tre persona që mbanin thika dhe shami, raporton The Mirror.

Sipas mediave lokale Alsumaria Neës të Irakut, e reha, e cilësuar si “bukuroshja e Bagdadit” u vra në të ashtuquajturën “vrasje për nder” për refuzimin e martesës.

Policia ka arrestuar vëllain e Nourzan për rolin e tij të dyshuar në vrasje, por kuptohet që dy kushërinjtë e tij janë ende në arrati, sipas raporteve të lajmeve lokale.

Por kjo nuk ishte hera e parë që ajo detyrohej t’i nënshtrohej një martese. Sipas raporteve lokale, familja e së resë e detyroi atë të martohej për herë të parë kur ishte vetëm 13 vjeç. Pasi u divorcua nga burri i saj i parë, xhaxhai i saj, u përpoq ta bënte atë të martohej me djalin e tij, kushëririn e saj. g.v/abcnews.al