Një shqiptar nga Kosova, 41 vjeç, i dha fund jetës së tij duke u vetëvarur në bodrumin e gjykatës në Bordo të Francës. Ai kishte refuzuar të hipte në një aeroplan dy ditë më parë për t’u kthyer në Kosovë, shkruan gazeta franceze, Le Monde. Ai u vetëvar me lidhësen e kapuçit të xhupit të tij. Policia, pastaj zjarrfikësit, nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar. Quhej Fitim Uka.
Vetëvrasja e tij ka shokuar mbarë opinionin. Avokatja e tij Abraham Hervé Diompy tha se ai kishte shkuar në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet. Sipas dosjes së Prokurorisë, e cila po e kryen hetimin, kosovari kishte të kaluar traumatike, që lidhej me vrasjen e 15 anëtarëve të familjes së tij, raporton express.
“Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike”, tha avokatja e tij, duke pasur parasysh dosjen që i është komunikuar. “Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tij. Ai u largua nga vendi i tij me vëllain e tij, i cili do të jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, nuk ka më njeri atje.” /abcnews.al