PRISHTINË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhavit Haliti, i ftuar në “360 Gradë” komentoi situatën politike në Kosovë dhe konkretisht u ndal tek ngjarjet e fundit, ku kryeministri Albin Kurti nuk u paraqit për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale, për rastin e rezervave shtetërore.
Ai theksoi se Vetëvendosje po tenton ta përdorë këtë rast për qëllime elektorale dhe duke bërë “viktimën” me arsyetimin që drejtuesi i tyre, Albin Kurti po goditet për shkak të zgjedhjeve.
“Ky rasti i fundit është politizuar dhe është përdori për interesash elektorale. Ai është ftuar për të dhënë deklaratë në lidhje me akuzat që janë për një ministër dhe ekipin e saj, lidhur abuzimet rezervat e shtetit, gjithnjë sipas të dhënave që ka opozita dhe sipas debateve që është zhvilluar në parlament. Po e shfrytëzojnë rastin për të thënë se drejtësia po synon të dëmtojë Albin Kurtin, për shkak të zgjedhjeve dhe që ai të humbasë zgjedhjet, disa eksponentë të lëvizjes vetëvendosjes kanë marshi para Prokurorisë Special, për të thënë ja ku jemi dhe ne vijmë para jush dhe ju s’mund të na bëni asgjë”, tha ai.
Ai theksoi se ftesa që Kurti u bëri prokurorëve për t’i pritur në zyrë, tha se është një shaka shumë e rëndë.
“Festa e prokurorit, ose ftesa e Albinit, se ai i bëri ftesë prokurorit të shkojë prokurori në zyrën e tij për të biseduar. Është një shaka pa kripë. Është një lapsus i Kurtit. Nëse ka një akuze për korrupsion dhe besohet se ministri i tij është i korruptuar me ato rezervat e shtetit që janë paguar për të ardhur ën Kosovë dhe nuk kanë ardhur, ai duhet të japë sqarime, sepse është një procedurë normale. për të metat që janë bërë në kontratë, kryeministri duhet të vijë dhe të bëjë sqarime”, tha ai./abcnews.al