Duket se është i destinuar të transferohet te “Galaktikët” e Real Madrid. “Pistoni” kanadez i krahut të majtë të mbrojtjes, Alphonso Davies prej kohësh është kthyer në kryefjalën e merkatos dhe duket se kalimi te “gjigantët” e futbollit spanjoll është më afër se kurrë, sidomos tani, pas refuzimit të rinovimit të kontratës.
Sipas raportimeve më të fundit, te mediave gjermane, Davies ka refuzuar një kontratë prej 16 milionë eurosh, me 23-vjeçarin, që nuk pranon më pak se 19 milionë euro, në kontratën e tij të re, me “Bavarezët”, për të hedhur firmën në letër, duke e bërë të pashmangshëm largimin e tij, nga “Allianz Arena”.
Ndërkaq, më herët është raportuar se Bayern nuk pranon më pak se 50 milionë euro, për ta lënë Davies të largohet nga Bundesliga, mirëpo, në një situatë të tillë, duket se çmimi mund të ulet edhe më shumë për anësorin e mbrojtjes. /i.m /abcnews.al