Mesfushori i ri i Barcelonës, Miralem Pjanic, e ka pranuar se dëshironte të luante për katalanasit vetëm prej Lionel Messit. Nga dëshira e madhe për të qenë në një skuadër me argjentinasin, ish-lojtari i Juventusit hoqi dorë dhe nga një ofertë më e lartë që erdhi nga PSG-ja.
Fatkeqësisht dëshira e boshnjakut me shumë mundësi nuk do të plotësohet sepse “Pleshti” ka disa ditë që ka kërkuar largimin nga katalanasit. Madje Pjanic nuk ka mundësinë as ta takojë Leon në përgatitjet e sezonit të ri, pasi vazhdon të jetë i izoluar.
Mesfushori konfirmoi pak ditë më parë se kishte rezultur pozitiv me Covid-19 dhe po respekton rregullat e shtetit spanjoll. 30-vjeçari ishte pjesë e Juventusit për katër sezone, ku fitoi katër herë rradhazi titullin kampion. Pjanic ishte pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Arthur Melon, ku dy lojtarët ndërruan skuadër. /abcnews.al