Refuzoi kombëtaren e njohur, Lampard: Jam në pritje të ofertës së duhur

schedule15:16 - 16 Prill, 2024

schedule 15:16 - 16 Prill, 2024

Që prej mbylljes së “aventurës” së tij të dytë, te “Blutë e Londrës”, “legjenda” angleze e mesfushës, Frank Lampard është pa ekip, me ish-“yllin” e Chelsea, që ende nuk e ka gjetur skuadrën e duhur, për të vijuar karrierën e tij menaxheriale, teksa së fundmi ka refuzuar edhe një oferta nga Federata e Futbollit të Kanadasë, për të drejtuar Kombëtaren e këtyre të fundit, megjiahtë asgjë nuk ka shkuar siç duhet.

Kanadaja, një nga vendet organizatore të Kupës së Botës 2026 së bashku me Amerikën dhe Meksikën, synonte të emëronte në krye të kombëtares një emër prestigjioz si Lampard, mirëpo bisedimet nuk janë mbyllur pozitivisht e sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes britanike, “The Telegraph”, 45-vjeçari po e shijon këtë periudhë pushim bashkë me familjen e tij ndërsa shtoi se po pret ofertën e duhur për t’u rikthyer në detyrë.

“Po e shijoj këtë periudhë me familjen dhe jam në pritje për t’u rikthyer sërish në detyrë. Shpresoj që të vijë një ofertë e cila të më krijoj ndjesi pozitive, mezi pres të rikthehem, por e theksoj se këtë periudhë me familjen po e shijoj në maksimum. Mua më pëlqen shumë profesioni që kam zgjedhur dhe jam i lumtur për të gjitha eksperiencat e deritanishme. Kanë qenë tepër sfiduese dhe unë e shijoj kur punoj për të përmirësuar lojtarët. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”,- u shpreh Lampard. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!