Refuzoi dashurinë e 22 vjeçarit, qëllohet me kallashnikov 14 vjeçarja

schedule16:12 - 11 Janar, 2018

schedule 16:12 - 11 Janar, 2018

Një 14 vjeçare nga fshati Babunjë i Divjakës i shpëtoi dje plumbave të armës të një 22 vjeçari, pasi kishte refuzuar dashurinë e tij.

Ngjarja ka ndodhur dje, por është raportuar sot nga policia.

E mitura u qëllua tre herë me kallashnikov nga Bajram Krasniqi, 22 vjeç, teksa dilte nga shkolla, por fatmirësisht, plumbat nuk e preken.

Sipas informacioneve nga policia e Divjakës, gjithçka ka ndodhur pas refuzimit të dashurisë nga vajza. Policia vendosi në pranga Krasniqin dhe sekuestroi armën tip kallashnikov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!