Pasi refuzoi të darkonte me banorët e shtëpisë së Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj vendosi që të largohej për disa ditë nga Shqipëria. Vendimi i saj erdhi pas batutave të Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit me banorët e tjerë, gjë që mërziti shumë këngëtaren.
Kjo gjë mërziti dhe Donaldin pasi priste ta takonte brenda shtëpisë me ish banorët e tjerë. Ndërsa Beatrix nuk ka bërë ende asnjë reagim, Anxhelina Hadërgjonaj ka zbuluar një detaj. Ajo ka publikuar një selfie nga një jaht po ajo që tërhoqi vëmendjen është krahu i Trixës me tatuazhin në anë të fotos.
Si duket Trixa po shijon një pushim me vajzën e tezes së saj në Dubai. Ky postim tregon se këngëtarja është duke u munduar që të kalojë disa ditë larg polemikave të Big Brother. /abcnewss.al